Banorët e vjetër të Kodër-Kamzës kanë vite që luten për një rrugë me asfalt brenda lagjes së tyre, por sot ata kanë dalë kundër projektit të Bashkisë Tiranë që i lë pa shkallë për të hyrë në shtëpi.

Projekti i bashkisë parashikon zgjerimin e rrugës në 10 metra, çka sipas banorëve cilësohet e pakuptimtë, pasi bëhet fjalë për një rrugë lagjeje që i shërben vetëm 20 familjeve.

Banorët thonë se janë vendosur me banim në këtë lagje nga komiteti ekzekutiv i Tiranës në vitin 1987, sipas një projekti të mirëstudiuar nga urbaistët e kohës, të cilët kanë saktësuar edhe largësinë e objekteve nga rruga e lagjes që aso kohe ishte projektuar me gjerësi 5 metra linear.

Asnjë prej banorëve, me të cilët marrim kontakt, nuk është kundër zhvillimit infrastrukturor të lagjes, por nuk pajtohen me projektin bashkisë tiranë të padiskutuar me ta e që për më tepër ka përmasa shumë më të mëdha se vetë rruga nacionale.

Për më tepër rruga e re afër 10 metra e gjerë do t’i shërbejë jo më shumë se 20 familjeve që kanë shtëpitë në të dy anët e saj, çka sipas banorve nuk e përligj zgjerimin e saj në të tilla përmasa.

Ndërkohë, ka familje që kanë një anëtar të invalidizuar, të cilat e kanë edhe më të pamundur lëvizjen e të sëmurit në kushtet e mungesës së shkallëve.

Ajo që të habit më shumë është çmontimi i shtyllave të reja të sapovendosura nga vetë bashkia.

Nga punonjësit e bashkisë në terren nuk pati asnjë koment përballë ankesave të banorëve ndërsa kwta tw fundit thanw se I janw drejtuar me njw peticion bashkisw sw madhe pwr ta ndryshuar projektin, por mw kot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb