TIRANE
Teatri Kombëtar ka kaluar pa asnjë dëmtim edhe këto lëkundje të forta tërmeti. Në videot e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihet qartë që në ambjentet e brendshme të Teatrit asgjë nuk ka lëvizur.
Sakaq banorë të shumtë i janë bashkuar thirjes për t’u solidarizuar me të prekurit, pas situatës së rëndë që lanë pas lëkundjet e forta të tërmetit.
Ushqime, veshje apo batanije, po mblidhen në ambjentet e Teatrit Kombëtar, për t’u shpërndarë më pas në zonat e prekura nga tërmeti.
(BalkanWeb)