TIRANE- Në mediat rozë po qarkullon lajmi se ishte këngëtari Flori Mumajesi, ai i cili shau gjatë ditës së djeshme në koncert Serbinë dhe me këtë rast ka filluar të thërrasë edhe e gjithë turma njëzëri “Serbi, Serbi, të q… motrën”. Menjëherë pas kësaj reagon edhe këngëtari Flori. Ai përmes një mbishkrimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” tregon që mikrofoni në ato momente ishte në dorën e një tifozi dhe që nuk ishte ai që shau.

“Për ata që janë mësuar të tallen me publikun, dua ti informoj se ai mikrofon ishte ne publik në dorën e një tifozi edhe gjatë kohës kur unë këndoja në skenë edhe kur nuk isha fare aty. Se kam me gazetën po me ata që bëjnë analistin në rrjete sociale kur kanë problem kaq të madh me dëgjimin dhe shikimin.
THJESHTË NUK ISHA UNË!”- shkruan Flori.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: