Ndërsa kemi hyrë në ditwn e festës kombëtare Rama ndan me ndjekësit në rrjetet sociale një status ku uron ditën e Flamurit.

Në një postim në facebook, Rama shkruan: “Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, shqiptarët pa asnjë dallim, kudo që janë e pavarësisht bindjeve që kanë dhe flamurin më të bukur në botë sigurisht”, bashkwngjitur videos ku luhet himni kombëtar.

Kujtojme se qeveria ka anuluar aktivitetet në kuadwr të 28-29 Nëntorit, pas tërmetit të fortë që goditi vendin mëngjesin e së martës ku si pasojë e lëkundjeve dhjetëra persona humbën jetën në Durrës e Thumanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb