TIRANË

Me sa duket askush nuk i ka shpëtuar tërmetit të fortë që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit. Analisti Fatos Lubonja ka qenë në studion e Neës24 për të treguar eksperiencën e tij. Ai tha se ka qenë në shtëpinë në fshat ditën e tërmetit dhe e ka ndjerë njësoj si atë të 21 shtatorit. Ndërsa në apartamentin në Tiranë, tregoi se ka pasur shumë dëme.

“Kam një shtëpi në fshat dhe isha atje atë natë. Tronditja ishte e njëjtë me atë të 21 shtatorit. Dëme pak. Ajo që pashë unë dhe bëra dallim me atë të 21 shtatorit ishte në shtëpinë, apartamentin që kam në tiranë. Ndërsa në të parin nuk kishte asnjë dëm, tani vura re që në muret ndarëse kishin mësuar plasaritje serioze, sigurisht ka nevojë për meremetim. Strukturat, kolonat nuk vura re gjë me aq sa kemi ne përvojë. Ndërsa dëme të tjera televizori, pasqyra kishte plot. Që të lë idenë se çfarë kanë përjetuar ata që kanë qenë në ato momente në ato pallate”, tregoi Lubonja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb