Aksionerët e kompanisë “EHW” Luan Leka dhe Melika Leka i janë bashkuar thirrjes solidare për të kontribuuar për qytetarët e prekur nga tërmeti i të martës në zonat e Durrësit dhe të Thumanës, ku 49 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë mbetën të plagosur.
Ata kanë dhuruar për të prekurit 200 mijë euro në fondin e-albania.al/dhuro.
Kjo është një ndihmë e cila do të shërbejë sadopak në uljen e dhimbjes për qytetarët e prekur, të cilët kanë humbur njerëzit e tyre të afërt, por edhe banesat e tyre.
