TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 71-të. Në profilin e Facebook-ut nuk kanë munguar urimet nga miqtë dhe ndjekësit, por ditëlindjen e ka kujtuar edhe vetë Berisha, me një foto ku shfaqet me bashkëshorten e tij Lirinë, ndërsa shkruan se sapo filloi viti i parë i vjeshtës së tij.

Pavarësisht se ndodhet në Zvicër, në forumin e Crans Montanës, Berisha nuk ka harruar të falënderojë familjen e tij, miqtë dhe bashkëpunëtorët që e kanë shoqëruar gjatë viteve të karrierës së tij politike kur ai ka qenë President i vendit, Kryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike.

“Të dashur miq, sapo mbusha 71 vjet, ose vitin e parë të vjeshtës time, stinës që unë kam dashur dhe dua më shumë! Kjo ditë për mua është para se gjithash rasti më i bukur për të shprehur nga thellësitë e zemrës mirënjohjen më të madhe, admirimin më të pakufishëm për Lilin, fëmijët, nipërit, mbesat, të gjithë familjarët e mi, miqtë, të afërmit, bashkëpunëtorët e të gjithë këtyre viteve, dashuria, mirësia, sakrificat, mbështetja e të cilëve, janë sublimuar në energjinë, motivimin, frymëzimin e pashtershëm të çdo ditë, javë, muaji e viti të jetës time! Të gjithëve me shpirt FALEMINDERIT”, shkruan Berisha në Facebook.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: