Një qytetare serbe është arrestuar nga autoritetet kosovare pasi u kap duke ecur me flamurin serb në territorin kosovar.
Raportohet se gruaja po kalonte me flamurin serb nga Mitrovica Veriore drejt Mitrovicës Jugore. Por veprimi i saj u konsiderua provokim duke marrë parasysh se Mitrovica është “mollë sherri” mes Serbisë dhe Kosovës.
Në videot e publikuara në mediat sociale serbja shihet me flamur në dorë ndërsa shoqërohet nga autoritetet kosovare.
(BalkanWeb)