Një aksidenti është regjistruar në Vrake të Malësisë së Madhe dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ndërkohë, mësohet se të plagosurit, të cilët janë në gjendje të rëndë, janë transportuar në spitalin e Shkodrës.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)