Nga: ZONJA KATERINA

300 gr fasule të kuqe
2 speca gogozhare
½ qepë të kuqe
1 kastravec
1 domate
150 gr misër të zier
1-2 thelpinj hudhër
1 lgj mustardë
1-2 lgj uthull
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, rigon

Fillimisht vendosim fasulet të ziejnë mirë. Presim më pas të gjitha perimet në kubikë të vegjël. I bashkojmë në një tas perimet me fasulet dhe me misrat e zierë. Në një enë të vogël hedhim mustardën, uthullën, vajin e ullirit, kripë, piper dhe rigon. E trazojmë mirë salcën sa të bëhet kremoze dhe e shtojmë tek sallata. E mbulojmë tasin me një qese kuzhine dhe e lemë në frigorifer në mënyrë që sallata të marinohet sa më mirë.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb