TIRANE-Mazhoranca dhe opozita kanë hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e dekriminalizimit.

Kreu i Komisionit për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, bëri me dije se qeveria ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për shenjat e gishtërinjve, e cila pengon pengon të kandidojnë për poste publike personat që kanë kryer krim apo që kanë ndërruar identitet.

“Personat që kanë kryer krim dhe kanë ndërruar identitet nuk do kandidojnë dhe nuk do marrin funksione”, shprehet Bylykbashi.

Sipas tij ende nuk ka dakordësi për ata persona që janë në hetim jashtë vendit dhe as për testin e drogës.

Për këtë të fundit ai thotë se i duhet lënë negociatave mes palëve.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb