LAÇ- Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 tek mbikalimi i Patokut në aksin Lezhë-Laç, ku një automjet tip “Mercedes Benz” ML ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e goditjes së rëndë ka humbur jetën menjëherë, këmbësori 75-vjeçar me inicialet N.T. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka ndaluar drejtuesin e mjetit, 55-vjeçarin Musa Burreli, ndërkohë që po heton për dokumentimin e plotë të aksidentit.
(m.k/BalkanWeb)
