Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka folur pasi Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar 1 vit burg.

Salianji tha se ky vendim e bënë më të fortë dhe se ndihet i privilegjuar që lufton bandat në pushtet. Ai shtoi se do ta apelojë çështjen, ndërsa nëse ëhstë nevoja, do ta dërgojë atë në Strasburg.

Gjyqtari është i partisë së tyre. Kjo lloj drejtësie ui shërben mafies. Jam i privilegjuar që jam unë që po luftoj këtë mafia. Unë po denoncoj me emra anëtarët e këtij grupi kriminal. Mua s’më tremb aspak ky lloj dënimi. Ky nuk ëhstë kërcënim për burgosje. Këta janë përfshirë në një llum. Do ta apeloj dhe nëse vazhdohet me këtë situatë, do të shkojë çështja deri tek Gjykata e Strasburgut. Sot gjyqtari ishte me Xhafajt, ai ishte me bandën e Agron Xhafajt, pushoi hetimin për të për trafik droge dhe për vëllanë e tij Fatmir Xhafajn, që duhet të ishte dënuar për shpërdorim detyre”, tha Salianji.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb