Eksperti i planeve 3D Armand Alliu, i ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj foli për aplikimin e paketes së dizenfektimit në Shqipëri dhe shtrirjen e saj në spektrin e industrisë dhe rrjetit tregtar, restoranteve, bareve.

“Paketa e shërbimit DDD që njihet si paketa e dizenfektimit është pjesë e procedurave dhe shtrihet në të gjitha subjektet. Është e zhvilluar në të gjitha vendet europiane me standarde të larta që përfshin edhe banesat e qytetarëve. Ka zhvillim për të parandaluar dhe për të mbrojtur pjesëtarët e popullatës qofshin edhe institucione. Shërbimet e përditshme, kemi subjekte të prodhimit, tregtimit të shumë produkteve bujqësore, industriale etj. Është një fushë që përfshin të gjithë”, tha Alliu.

Armand Alliu theksoi se të gjitha subjektet i nënshtrohen ligjit, shërbimit DDD dhe se është detyrë e kompanisë së dezinfektimit dhe e institucioneve të shtetit të ushtrojnë inspektim, kontrolle të subjekteve për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj higjenës dhe shëndetit.

“Shërbimi 3D aplikohet në bazë të ligjeve në Republikën e Shqipërisë, janë institucionet e shteti që bëjnë kontrollin e situatën në subjekte, pjesa tjetër i përket marrëdhënieve të biznesit, prodhimit, tregtimit dhe shërbimit. Aty ku prodhohet ka ndotje, ka infestim, të gjithë subjektet i nënshtrohen ligjit. Kompanitë e dezinfektimit, duhet të ushtrojnë inspektim, kontrolle, shërbim, të plotësojnë disa kushte, duke krijuar një situatë sa më produktive dhe të shëndoshë në ambientet ku veprojnë. Inspektimet ushtrohen jo vetëm nga kompanitë që janë të detyrueshme të merren me infestimin dhe të zgjidhin problemin, por kryhet edhe nga institucionet e shtetit, pra është në bashkëveprim. Subjektet të ndërgjegjësohen, duhet të jenë kërkues ndaj higjenës, shëndetit”, u shpreh Alliu.

Eksperti i planeve DDD Alliu tha se siguria ushqimore realizohet me kërkesa cilësore dhe duhet të marrë fund vazhdimësia e shitjes se certifikatave nga inspektorë apo subjekte që zbatojnë këtë lloj standardi.

“Ka edhe mangësi ligjore, shitja e certifikatave ndodh se ka hapësira. Duhet të jepet sherbimi dhe certifikimi, certifikata përcaktohet nga ligji në afat 6 mujor, nuk ka preparate me kohëzgjatje 6 mujore. Ligji e ka marrë parasysh certifikimin e subjektit, por duhet që edhe dezinfektimi të jetë në monitorimin e përhershëm të kësaj kompanie. Subjektet që e japin certifikatën dhe nuk e ndjekin subjektin më janë në një moment penaliteti. Ata që shesin certifikata nuk përmbajnë përgjegjësi dhe i shkaktojnë shtetit humbje të jashtëzakonshme. Preparatet, këto helme janë të listuara në Ministrinë e Shëndetit Publik, ka kompani të rregullta në shërbim, që importojnë këto preparate dhe marrin leje importi, autorizim nga Ministria e Shëndetësisë. Ligji çalon të zbatimi, ka veprimtarinë e vet edhe shitja e certifikatave shkakton pasoja për bizneset, publikun dhe shtetin. Është shumë e kontrollueshme nëse subjekti aplikon apo jo 3D. Janë specialistë të fushës ata që duhet të bëjnë inspetimin real, që pastaj kalon në pasoja shëndetësore. Nuk kontrollohet vetëm dokumentacioni i dezinfektimit, por edhe inspektimi fizik i subjekteve. Ka shumë subjekte në dukje me standarde të larta, por infestimin e shpërndajnë në forma të ndryshme. Përveç ndërgjegjësimit të subjektit duhet të kemi lidhje edhe me Inspektoriatet e Shtetit që këto subjekte nuk pranojnë të kryejnë shërbime të tilla, kompromentohen nga një certifikatë dhe ka vend për abuzim nga dy palët”, tha Alliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb