GJERMANI- Një kandidate për kryetare e bashkisë së Kolnit, në Gjermani e cila u ther me thike për idetë e saj për emigrantët, ka fituar në zgjedhjet lokale. Henriette Reker, e cila ishte përgjegjëse për shërbimet ndaj emigrantëve në qytetin e Kolnit ishte goditur nga një person ekstremist më 17 tetor. Ajo është zgjedhur kryebashkiakja e parë femër, një ditë pasi u dërgua në spital, pas incidentit. Ajo ka garuar si kandidate e pavarur dhe ka fituar 52.6% të votave në qytetin Koln, i cili është qyteti i katërt për nga madhësia në Gjermani.

Henriette Reker e njohur për politikat e saja pro përkrahjes së emigrantëve u qëllua në qafë nga një 44-vjeçar.

Agresori që u arrestua nga autoritetet, jetonte prej 15 vitesh në Këln të Gjermanisë ndërsa nga akti mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë mes tyre edhe dy politikane dhe një zonjë që u ndodh pranë tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: