ELBASAN
Sot pasdite një aksident i rëndë automobilistik ndodhi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik.
Fillimisht u raportua për një të vdekur, ndërsa ka ndërruar jetë edhe personi që fillimisht mbeti i plagosur nga aksidenti.
Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se ka ndërruar edhe 56 vjeçari Fatos Qosa.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Shirgjan, ku një makinë përplasi një motorçikletë. Qosa ishte pasagjer në motoçikletën e aksidentuar.
(d.xh/ Balkanweb)