PRISHTINE – Aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë qëlluar me vezë zëvendës/ministrin e Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.
“Vetëvendosje” thekson se “do t’ua bëjë jetën të parehatshme politikanëve që po shkatërrojnë shtetin dhe shoqërinë”.
“Dhuna dhe brutaliteti policor ndaj aktivistëve nëpër stacionet policore, nuk do të na ndalë në asnjë moment. Do t’ua bëjmë jetën të parehatshme, politikanëve të zhytur në luks, që po e shkatërrojnë shtetin dhe shoqërinë tonë”,- thuhet në një deklaratë të lëvizjes “Vetëvendosje”.
(er.nu/BalkanWeb)
