Prej kohësh ndodhet në majën e listës së dëshirave të Real Madrid dhe Juventus por Paul Pogba është i destinuar të mbetet i tillë, të paktën kështu e mendon Solskajer: “Është mesfushori më i mirë në botë. A do të rikthehet në fushë kundër Newcastle? Të shohim nëse është mirë. Mund ta hedhin në fushë edhe nga minuta e parë”, u shpreh Solskajer i cili e hodhi në fushë për disa minuta gjatë ndeshjes së fundit kundër Watford.

Solskjaer Polpo
Solskjaer Polpo

Pogba është aktivizuar vetëm dy ndeshje gjatë këtij sezoni si pasoj e një dëmtimi të pësuar në kavilje, një mungesë e madhe për trajnerin Solskjaer i cili përkëdhel francezin me fjalët e tij: “Pogba mund të luaj në çdo pozicion të mesfushës, kjo është e bukura të kesh Pogban në fushë pasi është mesfushori më i mirë në botë”.

Pogba
Pogba

Trajneri i Man.United saktësoi ndër të tjera se Pogba nuk është në listën e lojtarëve që do të largohet gjatë merkatos së janarit. E sigurt është si një rol përcaktues në të ardhmen e francezit ka dhe pozicioni që United do të mbyll sezonin, pa Champions League qëndrimi i tij do të ishte shumë i vështirë: “Liverpool iu desh shumë kohë për të arritur aty ku është, në duhet të rritemi pasi kjo është ajo që dëshirojmë të arrijmë”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb