TIRANE
Erdhën në jetë, thuajse në të njëjtin minut ndaj edhe për mjekët ka qenë e vështirë për të përcaktuar foshnjën e parë të vitit në Tiranë. Përmes një postimi në facebook, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shkruan se të dy foshnjet e ardhur në jetë gëzojnë shëndet të plotë.
Postimi i plotë:
Një djalë dhe një vajzë ?? janë bebat e parë që kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në minutën 1️⃣ të vitit 2020??
Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” e para ka lindur Emel, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” ka lindur i pari një djalë që gëzon shëndet të mirë!
Gëzuar me mrekullinë e jetës! ? ?
(BalkanWeb)