FIER- Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë “burg pa afat” për shtetasin Kreshnik Berisha, i cili akuzohet për grabitjen dhe plagosjen e një kambisti në Sheqan.
I arrestuari nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke mohuar akuzat e prokurorisë. Por, pavarësisht kësaj gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në burg ndërkohë që vijojnë hetimet.
DOSJA E PROKURORISE
Nga veprimet e policisë gjyqësore ka rezultuar se më datë 16.10.2015, rreth orës 12.40 në lagjen Sheq i Madh Fier, dy persona të maskuar kanë qëlluar shtetasin Artur Çepele me pistoletë pranë një dyqani bojërash te cilit i kane mare shumen prej 8.100.000 lekësh te reja.
Është ngritur grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është fiksuar një gëzhojë pistolete e kalibrit 9 mm e cila është marrë në cilësinë e provës materiale për ekzaminim në laboratorin kriminalistik.
Gjithashtu ne vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një automjet tip Toyota me targe AA xxx LC me ngjyre te zeze i cili i përket te dëmtuarit dhe qe ka qene objekt i veprime te autoreve pasi ne automjet ndodhej dhe shuma e lekeve te vjedhura.
Janë shoqëruar në ambientet e policisë personat që kanë qenë të pranishëm në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni për rrethanat e veprës penale.
Nga veprimet hetimore është marrë informacion për një automjet të braktisur dhe të djegur në fshatin Verri, Fier, i cili u gjet i braktisur ne një rruge qorre, ku brenda këtij automjeti tip Daevoo” është gjetur një arme zjarri automatike. Gjithashtu ne një largësi rreth 10 metra nga kjo makine e djegur janë gjetur një pale targa te huaja italiane, “CP xxx CY”. Automjeti i gjetur ne gjendje te djegur është sekuestruar ne ambientet e drejtorisë te policisë qarkut Fier.
Rezulton se, para ngjarjes, automjeti te cilin lëviznin autoret para dhe pas kryerjes se veprës penale, ishte blere tek servisi i shtetasit Dritero Lajthia ne Tirane nga shtetasi Kreshnik Berisha banor i qytetit te Tiranës ky i fundit i dënuar me pare për veprën penale te Vjedhjes me arme te parashikuar nga neni 140 i K.Penal.
Ne lidhje me ngjarjen, janë ndaluar i dyshuari Dritero Lajthia për veprën penale te “Sigurimit i mjeteve për te kryer vjedhje” te parashikuar nga neni 142 i K.Penal dhe Kreshnik Berisha për veprat penale te “Vjedhje me arme ne bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municionit luftarak ne bashkëpunim” te parashikuar nga neni 13425 dhe 278/6 te K.Penal.
(el.sp/BalkanWeb)
