Çmimet e naftës u stabilizuan sot, ndërkohë që bursat botërore pësuan rënie të mëtejshme përballë tensioneve të përshkallëzuara në Lindjen e Mesme të shkaktuara nga vrasja e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani nga SHBA.

“Kriza iraniane ka ulur ndjeshëm oreksin e rrezikut të investitorëve, të cilët ia kanë frikën një rritjeje drastike të çmimit të naftës, që ka të ngjarë të ketë një ndikim ndryshe nga çfarë pritet mbi ekonominë botërore”, u shpreh Milan Cukoviç, analist tregu te “Axitrader”.

Vlerat e naftës pësuan rritje në tregjet e aksioneve dhe ishin ndër të paktat me jeshile. Në të kundërt, linjat ajrore u penalizuan nga frika e rritjes së çmimit të karburantit.

“Tensionet gjeopolitike priten të mbeten të larta në ditët në vijim, duke mbështetur çmimet e naftës dhe duke lënë të tërhequra tregjet e tjera”, sipas Ray Attrill, analist i “National Australia Bank”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb