NGA BRIKENA METAJ*
GJIROKASTËR- Ish-kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Bime është prezantuar sot si prefekti i ri i këtij Qarku. Prezantimi u bë në ambientet e prefekturës nga Bekim Murati, drejtor i koordinimit të prefekturave në Ministrinë e Brendshme. Prefekti i ri i Gjirokastrës ka konsideruar si të rëndësishëm bashkëpunimin me njësitë administrative, ndërsa ka falënderuar kryeministrin Rama për besimin.
Flamur Bime la mandatin e tretë si kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës në qershor 2015, duke ia lenë vendin e kryebashkiakut ish-prefektes Zamira Rami. Ndërsa zyrat e prefekturës dhe të bashkisë Gjirokastër ndodhen në të njëjtën godinë Bime është ngjitur kështu në katin e tretë pas tre mandatesh kryebashkiak në katin e dytë.
(m.k/BalkanWeb)
