TIRANE

Vetëm pak muaj më parë, moderatorja simpatike Jonida Vokshi kurorëzoi historinë e saj të dashurisë me aktorin kosovar Besnik Krapi në një dasmë fantastike. Me shumë të ftuar, personazhe VIP, miq, e familjarë, çifti i njohur e shijoi në maksimum ditën më të rëndësishme të jetës, gjë e cila u demonstrua përmes videove e fotove të ndryshme që ata publikuan në rrjetet sociale.

Por, burime pranë revistës “Who”, bëjnë me dije se Jonida është në pritjen e ëmbël! Prezantuesja bukuroshe e ekranit shqiptar, ndonëse e ka zhvendosur jetën e saj private në Kosovë, aty ku edhe jeton me njeriun e saj të zemrës duket se po jeton ditët më të bukura.

Ajo dhe Besniku do të fitojnë statusin e tyre më të ri vetëm pak muaj më pas duke u bërë prindër për të parën herë. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, por ne urojmë që të jetë një fëmijë i shëndetshëm dhe të sjellë sa më shumë lumturi tek prindërit e vet!

Duket se shtatzënia nuk do të jetë pengesë për angazhimin e saj në ekran, pasi shumë shpejt siç dihet Jonida Vokshi do të jetë pjesë e jurisë së “Top Talent” në Top Channel, një format ky i dedikuar në zbulimin e talenteve të reja.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb