Nga: VJOLLCA KONGJONI-

* Fati i Gjykatës Administrative të Apelit, i paqartë. “News24” siguron draftin: Qeveria kërkon shkrirjen e këtij institucioni.
TIRANE – Gjykata administrative, e ngritur me kërkesë të ndërkombëtarëve, SHBA dhe BE, për t’i ardhur në ndihmë biznesit dhe individëve në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me institucionet shtetërore, rezulton që pas dy vitesh të jetë në kolaps.

Në një intervistë për emisionin “Të bësh ekonomi”, kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita, sqaron vështirësitë në të cilat ndodhet ky institucion përballë numrit të lartë të dosjeve të regjistruara. Shqyrtimi i mbi 10 mijë çështjeve nga vetëm shtatë gjyqtarë është një mision i pamundur.
“Gjykata administrative e apelit ka një numër të vogël gjyqtarësh, gjykata përbëhet vetëm nga shtatë gjyqtarësh që mbulojnë të gjitha çështjet administrative në shkallë të dytë dhe numri i çështjeve në këtë gjykatë ka qenë shumë I lartë. Së bashku me çështjet e mbartura duke hequr edhe numrin e vendimeve të cilat janë gjykuar gjatë 2015-ës rezultojnë më shumë se 10 mijë çështje që presin për tu gjykuar.”- deklaroi Selita.
Në këto kushte, për kreun e gjykatës administrative të Apelit, është objektivisht e pamundur të respektohet afati ligjor prej 30 ditësh i mbylljes së çështjeve.
“Është objektivisht e pamundur, 7 gjyqtarë gjatë 2014, kanë gjykuar rreth 4700 çështje, një numër shumë më i lartë me numrin standard që një gjyqtar duhet të shqyrtojë.
Selita thotë se shqetësimet janë bërë prezente tek të gjitha institucionet kompetente, KLD dhe Ministrisë së Drejtësisë, të cilat janë në dijeni të këtyre problematikave. Sipas tij, shtimi i numrit të gjyqtarëve shihet si një nevojë emergjente për të përballuar situatën.”- u shpreh ai.
“Nevoja primare konsiston në shtimin e numrit të gjyqtarëve në gjykatat administrative me qëllim që gjykimi administrativ të bëhet në përputhje me afatet e përcaktuara në ligj, pra 30 ditë.”- deklaroi Selita.
Por përpos problemeve me infrastrukturën dhe ngarkesën e punës, fati i Gjykatës së Apelit Administrativ, duket se për momentin është krejt i paqartë, pasi në draftin e reformës për drejtësi, të siguruar nga “News24” dërguar për mendim pranë komisionit të Venecias, parashikohet shkrirja e saj.

 

foto 2 drafti gjykatafoto drafti gjykata
Konkretisht, në nenin 135 pika 2 thuhet se: Gjykimi administrativ organizohet në dy shkallë dhe përfshin Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe Gjykatën e Lartë Administrative.
Nëse ndryshimet miratohen, atëherë pritet të ndikojë në fatin e mijëra dosjeve që janë në pritje, duke krijuar kështu një tjetër situatë kolapsi.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb