Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, bashkëshorti i 50-vjeçares Drita Saliaj, që u masakrua nga tre të rinj në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, tregon detaje nga ngjarja tronditëse.

Duke u shprehur se nuk kishte dijeni që xhaxhai i tij dhe djali i këtij të fundit, 16-vjeçari Luis Saliaj, që është mes të akuzuarve për krimin e rëndë, merreshin me hashash, Hair Saliaj u shpreh se bashkëshortja e tij e ndjerë nuk e hapte kurrë derën po të errej.

Sipas bashkëshortit të viktimës, nipi i tij 16-vjeçar ka shkuar te banesa e Dritës pa u errur dhe është futur nga porta më e afërt, që dy familjet Saliaj përdornin për komunikim.

“E ka dhënë versionin e hashashit ndoshta për të shpëtuar. Nëse ishte për hashash nuk do ta përmbyste shtëpinë. Them se, besoj se, ajo nuk e hapte derën kurrë natën, jam i bindur se nipi im do ketë shkuar pa u errur në familjen time. Jam i bindur se ka hyrë i pari nipi, pa u errur. Ka hyrë nga porta më e afërt, nga bënim komunikim me familjen e nipit. Porta kryesore është nga krahu tjetër. Nipi vinte shpesh te shtëpia jonë, edhe vëllai i tij. Në atë orë nuk hapej absolutisht dera”, tregoi Hair Saliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb