Lulzim Basha ka thënë për mediat se edhe pse opozita ra dakort për miratimin e Reformes Zgjedhore me konsensus, Rama nuk është njeri i besueshëm për zbatimin e saj. Ai tha se kryeministri Rama nuk është njeri i besueshëm për të mbikëqyrur një proces të rregullt zgjedhor.

Kreu i PD ka thënë se opozita ka objektiv dhënies fund të krizës poltike, nërpërmjet dy hapave që janë zgjedhje të parakohshme sa më shpejt si dhe rikthimin i legjitimitetit të institucioneve.

”Jemi të vendosur ti japim fund krizës politike. Do të bëjmë gjithçka marrim cdo hap me çdo kosto për të mos vonuar zgjedhjet e parakohshme dhe legjitimiteti i institucioneve  të cilat janë hapat që i japin fund krizës politike.

Opozita është e angazhuar dhe mbështet axhendën e integrimit europian të Shqipërisë. Nuk ka rrugë tjetër veç 9 kushteve të Bundestag. Ne kemi vetëm një rol, në një kusht, Reforma Zgjedhore. E gjithë pjesa tjetër është detyrë e qeverisë.

Jam i lumtur që me komisionerin e ri folëm drejtpërdrejt, dhe të mirëkuptohemi për prioritetet. Opozita beson jo vetëm tek rregullat e shkruara por dhe zbatimi i tyre, por Rama është një njeri jo i besueshëm për Reformën Zgjedhore apo për t’i mbikëqyrur një proces të rregullt zgjedhor. Me Ramën s’ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb