Protestuesit irakianë bllokuan rrugën kryesore në kryeqytetin e vendit Bagdad dhe në qytetin e shenjtë Najaf. Ata dogjën goma si shprehje e zemërimin e tyre ndaj qeverisë e cila është bërë shkak për protesta disa mujore.
Në Bagdad protestuesit bllokuan tre ura kryesore të qytetit. Najaf-i një nga qytetet me shumicë shiite ka qenë një pikë e nxehtë e protestave në Irak. Demonstruesit kanë djegur vazhdimisht konsullatën iraniane atje.
Protestuesit ankohen për ritmin e ulët të reformave, korrupsionin e lartë, shërbimet e dobëta publike dhe papunësinë.