KINË

Pas 17 viktimave dhe 581 të prekurve nga koronavirusi në Kinë, qyteti në të cilin u shfaq pikërisht ky virus Wuhan është izoluar nga ana e transportit. Të gjitha shërbimet e transportit janë mbyllur por edhe shumë vende të botës kanë anuluar fluturimet drejt këtij qyteti, ndërkohë banorët e Ëuhan duan të braktisin qytetin por nuk munden.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por sipas CNN, tashmë po punohet në një pistë tjetër për të gjetur shkakun e koronavirusit. Dyshohet se vjen nga gjarpërinjtë e pikërisht nga kobra apo kraiti kinez pasi këto lloje gjendet shumë të përhapura në këtë rajon.

Por sot pikërisht Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit do të vendosë nëse koronavirusi përbën emergjencë globale apo jo pasi janë shfaqur dhe raste shumë larg Ëuhan, si në SHBA, Meksikë apo dhe Rusi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb