Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se dëshironte të arrinte të gjitha objektivat gjatë mandatit aktual dhe pastaj t’ia dorëzoj qeverinë e vendit personave të tjerë.

Në një intervistë të dhënë për stacionin televiziv izraelit “Channel 9”, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse ai do të kishte qenë në gjendje të përsëriste në jetën reale atë që personazhi ka luajtur në serialin televiziv  ‘Shërbëtori i Popullit’, Zelensky theksoi: “Do ta shihni në katër vjet. Dhe çelësat e vegjël të kësaj Ukrainë të re janë hapi i fundit”.

“Dorëzimi i këtyre çelësave të vegjël tek persona të tjerë, për të cilët gjithçka do të jetë më e lehtë, kjo është ambicia ime”, theksoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb