Ideja e të qënit ‘i pazëvendësueshëm’ në punë është konfuze dhe kundërproduktive. Pas të gjithave, një gjë është e sigurt, se askush nuk është i pazëvendësueshëm. Sigurisht është fantastike të jeni një anëtar jetik që kontribuoni në ekip. Por, le të jemi të sinqertë: Nëse nesër ju del llotaria – ose, Zoti na ruajt, ju përplas autobusi i madh i kuq- kompania juaj do të mbijetojë pa ju.

Ndërsa miqtë tuaj dhe familja me siguri nuk mund t’ju zëvendësojnë, kompania patjetër që do mundet.

Përvec kësaj, vendi i punës është një mjedis dinamik ku një mori e tërë gjërash, nga teknologjia tek puna e deleguar, janë vazhdimisht në konkurrencë për t’ju zëvendësuar. Madje me të gjitha provat për të kundërtën, shumë profesionistë bien viktimë e besimit se qëllimi është pikërisht të jesh i pazëvendësueshëm në punë. Problemi me këtë nuk është vetëm munges e tij e prakticitetit. Këtu janë tre arsye më shumë për të shmangur këshillat e gabuara për ta bërë veten të pazëvendësueshëm në punë:

1.Përpjekja për të qënë të pazëvendësueshëm con në një sjellje ‘të sëmura’. Disa profesionistë kalojnë në ekstrem për të krijuar një perceptim të tillë. Ata grumbullojnë njohuri dhe refuzojnë të ndajnë ekspertizën e tyre me të tjerët. Ata pretendojnë se detyra të caktuara thjesht nuk mund ti kryejë askush tjetër.

2.Besimi se jeni i pazëvendësueshëm frymëzon një qëndrim sigurie të rreme dhe të ‘frynë shëmtuar’ rëndësinë që i japim vetes. Profesionistët të cilët mendojnë se janë kaq të rëndësishëm mund ta bindin veten lehtë se rregullat nuk zbatohen edhe mbi ta. Asgjë që ata bëjnë apo nuk bëjnë nuk mund ta rrezikojë pozitën e tyre. Kjo çon në një nivel të rrezikshëm arrogance dhe vetëkënaqësie.

3. Të qënit i pazëvendësueshëm ju ‘lë në vend numëro’. Të qënit vërtet i pazëvendësueshëm do të thotë se ‘keni ngecur’ pikërisht aty ku ju jeni. Ju nuk mund të lëvizni për lart, për shkak formës unike që keni krijuar për veten tuaj. Askush nuk dëshiron të parafytytyrojë se ku tjetër mund të ndihmoni. Për ju ka nevojë saktësisht aty ku gjendeni sot, kështu që rritja është jashtë diskutimit.

(d.b/Monitor/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: