LONDËR

Lideri i Partisë Laburiste në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn duke komentuar të ashtuquajturin “Plani i paqes për Lindjen e Mesme” të presidentit amerikan Donald Trump tha se nuk është “plan paqeje”.

Duke folur në seancën javore “pyetje për kryeministrin” në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik, lideri opozitar Corbyn tha se “Plani i Trumpit për paqe në Lindjen e Mesme nuk është plan paqeje. Ai anekson territorin e Palestinës, transferon palestinezët, shtetas izraelitë dhe privon popullin palestinez nga të drejtat themelore”.

Corbyn i bëri thirrje qeverisë britanike që “të mos marrë pjesë në anën e kësaj gjëje të propozuar dje nga Trump, por të qëndrojë në anën e një plani paqeje të vërtetë me mbështetje ndërkombëtare”.

“Plani i Trumpit nuk do të sjellë paqe”, tha Corbyn duke shtuar se ky plan nuk ka mbështetje as në Palestinë dhe as në ndonjë vend tjetër të botës.

Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson në përgjigje ndaj Corbyn, duke mbrojtur idenë e tij se “asnjë plan paqeje nuk është i përsosur” tha se plani i Trumpit “është të paktën një zgjidhje me dy shtete”.

Johnson i bëri thirrje liderit opozitar Corbyn që të bindë presidentin palestinez Mahmoud Abbas që të bisedojë mbi planin dhe të mos shkaktojë ndonjë “boshllëk politik”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb