SARANDE
Në pikat kufitare në vend, vijojnë kontrollet për masat parandaluese të Coronavirusit. Në portin e Sarandës dy janë tragetet që vijnë cdo ditë në mëngjes nga Korfuzi.
Gazetarja Shpresa Dine, ndoqi sot nga afër masat e marra për Coronavirusin nga Njësia e Shëndetit Publik në Sarandë. Specialistja e Shendetit Publik, Zhulieta Këndezi me termometër u mati gjithë pasagjerëve temperaturën, dhe nuk pati asnjë problem shqetësues.
“Kontrolli është i përditshëm”- u shpreh Zhulieta Këndezi, por me matje temperature ndodh vetëm kur është bërë publike Coronavirusi.
“Jam i detyruar të njoftoj portin për ardhje, numrin e pasagjerëve dhe kombësinë e tyre. Nuk kemi patur asnjë rast shqetësues” tregon kapiteni Genci Nako .
(BalkanWeb)