TIRANE- Deputeti më i ri në Parlament, Eduart Ndocaj thotë se e ka marrë lajmin për mandatin e dhënë nga KQZ­ja në një kantier ndërtimi. Në një status në Facebook ai shprehet se ndjen keqardhje për kolegët e PD-së që nuk votuan pro mandatit të tij, çka nënkupton se ai nuk e di që anëtarët e KQZ-së nuk janë deputetë.

“Të dashur miq! Lajmin e votimit tim nga KQZ e mora në punë duke filluar një kantier të ri. Ky është një shembull edhe për kolegët e mi që me punë duhet të ecim, gjithmonë me punë. Ndjej keqardhje për kolegët e PD që nuk më votuan. Do të thotë se opozita nuk e ka seriozisht dekriminalizimin, por e ka thjeshtë politike. Falenderoj institucionet dhe personat që besuan tek unë e më votuan”, shkruan Ndocaj.

Ndocaj, i cili ishte përfshirë në listën e PS-­së, në fakt do të përfaqësojë demokristianët e Nard Ndokës.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: