BULLGARI

Shqipëria në Futsallë ka shkëlqyer duke u kualifikuar në Elite Round, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Kuqezinjtë e futbollit në sallë kanë dalë të parët në grupin D, duke u kualifikuar e vetme nga katër skuadrat që merrnin pjesë ne grup.

Ndeshjet zhvilloheshin në Varna të Bullgarisë dhe pikërisht kuqezinjtë shpartalluan kombëtaren vendase me rezultatin 4-1.

Në ndeshjet e tjera Shqipëria kishte fituar edhe ndaj San Marinos me të njëjtin rezultat të thellë, kurse mori një humbje ndaj Andorrës 1-0 por që nuk përbën më problem.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb