Banesa që shihni në pamje është vendi ku ndodhi krimi i rëndë, ku Lulzim Cuku vrau me thikë bashkëshorten e tij 12 vjet më të vogël.
Ngjarja ndodhi para pak mesnate, rreth orës 23:55. Mësohet se çifti jetonte në shtëpinë 4-katëshe, ndërsa kishte ardhur nga fshatrat e Dibrës për të jetuar në Xhafzotaj. Krimi ndodhi në sy të 3 fëmijëve të mitur, për motive banale, ndërsa ende nuk dihen detajet.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për ‘BalkanWeb’ çifti Lulzim dhe Majlinda Cuku kishin të rregulluar vetëm njërin kat të banesës. 45-vjeçari tashmë është vënë në kërkim nga policia, pasi u arratis pak pas krimit.
(BalkanWeb)