Aksioni kundër informalitetit ka ngjallur shuam debate. Kreu i Dhomës Amerikane e Tregtisë u shpreh se në SHBA nuk burgosesh per nje kupon tatimor, por ndryshe mendon qeveria që shprehet se cdo shtet i botës është tepër i ashpër ndaj informalitetit.
Një këndvështrim interesant është ai i studiuesit Çelo Hoxha, i cili ka publikuar një dokument që i përket vitit 1943. Ky dokument, sipas sqarimeve të studiuesit, është një shpallje e komandës gjermane për faturën e çmimit në vitin 1943.
“Fjala burg nuk përmendet asgjëkund”, tërheq vëmendjen studiuesi Çelo Hoxha.
(d.b/BalkanWeb)