KOSOVA

Isa Mustafa, kreu i LDK i cili arriti më në fund marrëveshjen me Albin Kurtin pas 4 muajsh mosmarrëveshjesh, debatesh dhe refuzimesh uron këtë të fundit për qeverinë dhe postin e kryeministrit.

Mustafa vë në dukje se të dyja palët ecën ngadalë, me vështirësi, por në fund arritën në cak.

Po ashtu ai shton se qeverisë së re i duhet dhënë hapësirë për të punuar pasi pritshmëritë janë të mëdha.

 

 

STATUSI I ISA MUSTAFËS

Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar.

Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj.

Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka leht! IM

Asfafafgag
Asfafafgag

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb