KOSOVA

Nënkryetarja e LDK- së Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Osmani mori 65 vota. Kundër nuk kishte asnjë votë derisa askush nuk abstenoi. Osmani u propozua për këtë pozitë nga Vetëvendosje vendim që erdhi pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK- në.

Vjosa Osmani ishte kandidatja për kryeministre nga LDK për zgjedhjet e tetorit të 2019, nëse kjo parti do të dilte forcë e parë.

Që në fillimet e negociatave për koalicionin qeverisës LDK- LVV emri i saj u aludua për postin e kryeparlamentarit.

LDK vendosi si kusht këtë post duke detyruar Vetëvendosjen të heqë Glauk Konjufcën që u zgjodh nga Parlamenti në dhjetor të 2019.

Ditën e djeshme sipas mediave kosovare Osmani refuzoi të bëhet kryeparlamentare, por duket se sot LDK ka bërë zgjedhjen e saj.

Ndërkohë sot pasdite u miratua qeveria e re e Kosovës dhe këta janë ministrat e kabintetit të qeverisë ‘Kurti’:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb