SHBA – Studentët e një shkolle në Karolinën e Jugut, kanë filmuar një video që ka bërë xhiron e botës, ku një polic i bardhë kap nga fyti një nxënëse me ngjyrë dhe e rrëzon nga banka ku ishte ulur. Autoritetet e Karolinës së Jugut kanë nisur menjëherë hetimet.
“Jemi të ndërgjegjshëm për incidentin dhe po vlerësojmë rrethanat në të cilat ka ndodhur”, – ka deklaruar Leon Lott, sherifi i Kontesë së Richland.
Ky episod rrezikon të shtojë tensionin mes policisë dhe komunitetit afro-amerikan në SHBA.
(er.nu/BalkanWeb)
