Lajm tronditës në Katalonjë dhe për të gjithë tifozët e Barcelonës. Pas deklaratave të Erik Abidalit, që u shpreh ditën e djeshme se nën drejtimin e Valverdes shumë lojtarë nuk u impenjuan siç duhet, erdhi reagimi i Leo Mesit.
Ylli argjentinas, beniamini i tifozëve dhe lojtari më i mirë në historinë e klubit, ka ngritur zërin dhe ka ftuar Abidalin të flasë me emra konkretë, çka e transformon këtë replikë në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një perj zyrtarëve të klubit.
Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, zhurma e krijuar ka shqetësuar pa masë presidentin Josep Maria Bartomeu, me gazetën që thekson se në orët në vijim pritet shkarkimi nga detyra i francezit.
(Balkanweb)