Seanca dëgjimore në Komisionin e Medias, ku ishte thirrur ministrja e Arsimit, Besa Shahini, për të dhënë shpjegime dhe përgjigje në lidhje me shkollat e dëmtuara nga tërmeti, nuk ishte aspak e qetë.

Biseda e tensionuar nisi në krye të herës mes Kryetares së Komisionit, Fatjona Dhimitri, dhe Shahinit, kur kjo e fundit tha se kishte kohë të kufizuar për t’u përgjigjur pyetjeve.

Sakaq ministrja tha se vlera e demeve në shkolla shkaktuar nga termeti eshte llogaritur 73 milione euro.

Dhimitri i renditi ministres 15 pyetje por meqe Shahini duhej te largohej për të marrë pjesë ne mbledhjen e qeverise, nuk i mori te gjitha pergjigjet kjo solli dhe debate ne komision ku u përfshinë edhe disa deputete.

Dhimiri u largua e revoltuar pasi sipas saj ministrja e ka detyre politike te pergjigjet. Duke u larguar shkembeu replika me deputetet e maxhorances.

Vendin e kryetares e mori nënkryetarja Mirela Kumbaro e cila e ftoi ministren e Arsimit ne nje tjeter seance degimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb