Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” ka debatuar me zv.ministrin e Brendshëm Besford Lamallari në lidhje me operacionet “Forca e ligjit”.
Lubonja u shpreh se pushteti kriminal i Edi Ramës sa vjen dhe rritet, kurse zv.ministri Lamallari tha se pavarësisht akuzave ndër vite, kjo qeveri votëbesohet.
Besford Lamallari: Pavarësisht nga akuzat tuaja ndër vite, kjo qeveri është votë-besuar.
Fatos Lubonja: Normalisht që do të votohet, kur keni lidhje me krimin. Është rritur pushteti kriminal i Edi Ramës. Ti po forcon përditë kriminelët. Politika i ka forcuar kriminelët. Vëllai i Fatmir Xhafaj a ka prona ky?
Besford Lamallari: Anti-KCK është një nismë e mirë.
Fatos Lubonja: Cfarë është ky emërtim qesharak, se je institucion.
Besford Lamallari: Nëse ne me këto mekanizma nuk godasin kriminelët, atëherë këta persona nesër do i kesh në institucione.
(d.xh/ Balkanweb)
