Komenteve të Redi Jupit se përse Lorik Cana dhe Taulant Xhaka zgjodhën të luanin për Shqipërinë i është përgjigjur babai i këtij të fundit.

Babi i mesfushorit të Bazelit, në një bisedë për “Gazetën Express” ka shpjeguar arsyen se përse djali i tij zgjodhi të luajë për Shqipërinë, e ndërsa i kërkon Jupit që mos të mos hapë plagë të vjetra.

Reagimi i Ragip Xhakës
“Ia rikujtoj Redi Jupit se deri dje ka qenë në kryesi të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe e dinë mirë se kurrë nuk ka pasur interes për vëllezërit “Xhaka”. Ia rikujtoj Redi Jupit se ai nuk e di si ka ardhur Taulant Xhaka e as Lorik Cana në kombëtare.

Nëse e kishim pritur atë, Taulanti dhe Loriku nuk ishin sot në kombëtare. Më vjen keq që ky zotëri hap plagë të vjetra dhe nuk e di qëllimin e tij, por Lorik Cana dhe Taulant Xhaka kanë mundur të luajnë për kombëtare të tjera, vetëm dëshira, vullneti dhe zemra bënë që ata të zgjedhin Shqipërinë Taulantin, Zvicra e ka pritur me padurim, por zgjodhi Shqipërinë, pasi ai luan në një skuadër të madhe dhe lojtarët e Bazelit luajnë në kombëtaren e Zvicrës.

Redi Jupi as që e di se me kë ka qenë Taulanti në kontakt, pasi ne kemi biseduar drejtëpërdrejt me Armand Dukën, Lorik Canën dhe trajnerin e kombëtares, Xhani De Biazi. Nuk e di pse Redi Jupi bën komente të tilla. Nuk e kuptoj pse bën dallime mes lojtarëve.

I them se Taulanti, i lindur në Zvicër, i shkolluar në futbollin zviceran, nuk mendoi dy herë që të luante për kombëtaren e Shqipërisë”.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb