TIRANË-Ish- kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në rrjetin social ka njoftuar se Lugina e Preshevës në një mbledhje me të zgjedhurit e tyre ka shpallur autonominë nga Serbia, duke i dhënë fund sipas tij shtypjes dhe pabarazinë që kishin shqiptarët në këtë krahinë, por qytetarët nga Presheva kanë komentuar në statusin e Berishës duke thënë se një ngjarje e tillë nuk është e vërtetë. Një nga qytetarët nga Presheva ka shkruar: ‘Për çfarë autonomie po flet, je i keqinformuar pasi në Preshevë nuk po ndodh asgjë, është një ditë e zakonshme’. Ndërsa një tjetër ka shkruar: ‘Kjo nuk është e vërtetë, në Preshevë nuk e kanë shpallur autonominë’.
Statusi i plotë i Sali Berishës në Facebook:
‘Nje zhvillim historik per shqiptaret e Lugines se Presheves!
Perfaqesuesit e shqiptareve shpallin autonomine e Lugines!
Te dashur miq, shqiptaret e Lugines se Presheves, qe jane njekohesisht qytetaret apo minoriteti me i shtypur ne Europe, shpallen mbreme ne nje mbledhje te te gjithe te zgjedhurve te tyre, Autonomine e Lugines, si nje reagim legjitim per te garantuar te drejtat e tyre te mohuara nga rregjimi serb dhe ne perputhje me Konventen Europiane te Minoriteteve dhe Karten Europiane te Autonomise Lokale dhe Rajonale. Shqiptaret e Lugines i jane nenshtruar ne keto vite nje politike terrori, varferimi, çpunesimi, qe ka synuar spastrimin e tyre etnik.
Qeveria e Beogradit ka shkelur nen per nen marrveshjen e saj me UÇMB te ndermjetesuar nga NATO, sikunder nuk ka zbatuar marreveshjen per njohjen e diplomave me Tiranen, e cila ishte dhe kushti i pranuar prej saj per heqjen e vetos nga Shqiperia per kryesimin e OSBE nga Serbia se bashku me Zvicren.
Shpallja e autonomise do beje te mundur qe shqiptaret e Lugines te gezojne lirite dhe te drejtat njerezore e minoritare, qe ju garanton atyre kushtetuta e Serbise dhe konventat europiane, ne te cilat Serbia eshte pale.
Duke mbeshtetur vendimin e perfaqesuesve te zgjedhur te shqiptareve te Lugines dhe qendruar i vendosur kunder cdo lloj ndryshimi te kufinjve me dhune, pershendes perzemersisht udheheqesit e Autonomise se Lugines ne perpjekjet e tyre per garantimin e lirive dhe te drejtave themelore te qytetareve dhe zhvillimin ne kuadrin kushtetues te Republikes se Serbise te rajonit te tyre, qe mjerisht eshte dhe rajoni me i varfer, me i injoruar ne Europe.
Duke denuar ashpersisht dhunen dhe arrestimin e keshilltareve shqiptar qe moren pjese ne mbledhjen themeluese te Autonomise, ju bej thirrje autoriteteve te Beogradit te ndalojne cdo forme dhune dhe trysnie ndaj shqiptareve te Lugines, perfaqesuesve te tyre, te vendosin dialogun me udheheqesit e Autonomise se Lugines, ne interesin me te mire te vendit tyre, paqes dhe stabilitetit ne Serbi dhe rajon! sb’.
Ndërkohë, lajmi për shpalljen e pavaresise se Luginës se Presheves eshte bere me rastin e 1 prillit nga portali ‘Presheva Jonë’. Duket se ky lajm ka berë jehonë ne keto dite tetori tek Berisha qe nuk ka ngurruar dhe menjehere ka uruar ne rrjetin social Facebook. Pas tij, menjeherë ka uruar dhe shefi për poltikën e Jashtme në PD, Kreshnik Collaku. Nuk dihet nga e ka marrë informacionin Collaku, por ekziston mundesia që të jetë nisur nga urimi i Berishës.
(d.d/BalkanWeb)
