Christian Eriksen ishte jo vetëm një goditje me shumë klas por ishte dhe një marrëveshje shumë e leverdishme në aspektin financiar. Pas danezit, klubi ziklatër është duke projektuar një goditje me parametra zero, një lojtar që pëlqehet shumë nga Antonio Conte, bëhet fjalë për Dries Mertens. Sulmuesi belg do të monitorohet me kujdes mbrëmjen e sotme jo vetëm nga Conte por dhe dyshja Marotta-Ausilio.

Suning Mette Le Mani Su Mertens
Suning Mette Le Mani Su Mertens

Mertenz është në skadencë të kontratës, në fund të këtij sezoni mund të largohet falas. Sulmuesi ka refuzuar në më shumë se një herë mundësinë për të rinovuar kontratën me klubin napolitan. Inter, në dijeni të këtyre fakteve, ka vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e Mertenz, një rol të rëndësishëm në këtë tratative pritet të ketë edhe miku i tij, Romelu Lukaku.

Mertenz Lukaku
Mertenz Lukaku

Të dy kanë diskutuar shpesh për një bashkim, e kanë bërë diçka të tillë edhe kur Lukaku ishte pjesë e Man.United, e sigurt që e kanë diskutuar edhe tani që gjigandi zbarkoi në Serie A. Inter ka ana e tyre janë të gatshëm ti ofrojnë Mertens një kontratë 2 vjeçare nga ku do të përfitoj 5 milion euro kesh në sezon plus bonuse.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: