Studimi prestigjioz i publikuar nga “The Economist”, tregon se Shqipëria lë pas vendet e rajonit dhe edhe Turqinë.
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore mat tregues të tillë si fuqia parandaluese ndaj patogjeneve, zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive, reagim i shpejtë ndaj përhapjes së një epidemie, zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive, reagim i shpejtë ndaj përhapjes së një epidemie, sistemi shëndetësor adekuat për të trajtuar të sëmurët, pajtimi me normat ndërkombetare, rreziku i përgjithshëm ndaj kërcënimeve biologjike.
Sa i takon specifikave si zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive Shqipëria është renditur në vendin e 25 duke lënë pas vende si Austria Kroacia, etj.
Të dhënat janë mbledhur “The economist intelligence unit”, botimi më prestigjoz sot në botë në analizën e politikave globale në fusha të ndryshme.
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore (GHS) është një studim i cili vlerëson dhe krahason sigurinë shëndetësore në 195 vende të botës. Ky index i realizuar në vitin 2019 nga Nisma ndaj Kërcënimeve Bërthamore, Qendra për Sigurinë Shëndetësore, Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg si dhe “The Economist”.
