Skandali që ka përfshirë Barcelonën, e akuzuar se ka paguar shoqëri të mediave sociale për të përbaltur lojtarë dhe ish-lojtarë të saj, por sheh të ecë me hapa formalë. Sot presidenti Bartomeo mblodhi një takim të jashtëzakonshëm të komisionit të delegatëve të klubit në prezencë të zv/presidentëve, të CEO dhe të këshilltarit Teiksidor. Drejtuesja e financës, Monserrat Fons, paraqiti dorëheqjen e “parevokueshme”.

Takimi i sotëm i paraprin atij të ditës së premte, ku do të flitet vetëm për këtë temë. Që situata është delikate, kuptohet menjëherë nga fakti se kjo mbledhje do të zhvillohet në një vend sekret dhe në fshehtësi ndaj mediave.

Shumë drejtues janë të irrituar me faktin sesi Bartomeu e ka menaxhuar këtë situatë i vetëm, duke qenë 800 mijë eurot e paguara ndaj kompanisë “I3 Ventures”, e kalojnë shumë herë shifrën për të cilën duhet patjetër aprovimi i “Comité de adjudicaciòn”, ndërsa Bartomeu e ka anashkaluar këtë komision.

Në shenjestër ka përfunduar Huame Masferrer, drejtor i Zonës ë Presidencës, që ka firmosur kontratën me “I3 Ventures”. Ja pse Bartomeu ka lajmëruar çeljen e një hetimi të brendshëm për të gjetur fajet dhe fajtorët.

Atmosfera në shtëpinë e Barcelonës nuk është nga më të mirat pas zbulimit të “Cadena SER” dhe këtë e tregon mjaft mirë dhe replikat në rrjetet sociale mes Zherard Pikesë dhe Marsal Jorentes, gazetar i Barça TV, që në Tëitter kishte bërë një postim mbështetës ndaj Bartomeut. E menjëhershme replika e mbrojtësit, një prej personazheve të sulmuar nga Bartomeu, që e cilësoi Jorenten “një marionetë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb