VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 persona të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe dhunimin e një të riu. Sipas burimeve zyrtare, në pranga kanë rënë shtetasit Xhorxho Çeçi,  Juljan Habili, Besnik Dalipaj. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë: Klaudio Bylyshaj, Mateo Rama, Miky Ibrahimi.

Të 6 këta persona kanë marrë me forcë nga një kazino në Vlorë, 24-vjeçarin me iniciale D.S., të cilin e kanë futur në një makinë, e kanë dhunuar dhe më pas e kanë braktisur në rrugë. Policia e Vlorës ka sekuestruar edhe në automjet tip ‘Ford’ me targa AA 075 HM në pronësi të autorëve, ndërkohë që i ka referuar materialet në organin e akuzës.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb