Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një burrë 51 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gruas me të cilën ishte në proces divoci dhe dy fëmijëve.

Shërbimet e Komisariatit numër 2 në kryeqytet kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.B nën akuzat e kundërshtimit të vendimit të gjykatës dhe dhunës në familje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, por u vu në pranga nga Policia

Nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.B., 51 vjeç.

Arrestimi i tij u bë, pasi ky shtetas ka shkuar në banesën ku jeton ajo me dy fëmijët, pasi ishin në proces divorci dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, dhe ndaj 2 fëmijëve.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 51-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb