Probleme të tjera për Mançester Sitin pak ditë pas përjashtimit nga Kupat e Europës për dy edicionet e ardhshme për shkak të shkeljes së Fair Playt Financiar. “Citizens” kanë përfunduar në një “class action” nga klubet angleze, të cilat kanë vendosur që të marrin një ndëshkim të brendshëm për skuadrën e Guardiolës.

Bëhet fjalë për heqjen e titujve që Mançester Siti ka fituar ndërmjet viteve 2012 dhe 2016, një titull kampion 2013-2014 dhe dy Kupa të Ligës 2013-2014 dhe 2014-2016. Kësaj iniciative të klubeve angleze u është administratori i deleguar i Mançester Sitit, Ferran Soriano, që ka nënvizuar pafajësinë e klubit dhe se presin besimplotë vendimin e KAS-it, që në rast se do të fliste në favor të Sitit, do të mbyllte përfundimisht dhe “class action”-in e klubeve angleze.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb